Trajneri gjerman falsifikon certifikatën për Covid-19
Trajneri i Verder Bremnit, Markus Anfang është akuzuar për falsifikimin e certifikatës për “Covid 19”, andaj ndaj tij është nis hetim zyrtar, pas të cilit mund të merr një dënim të ashpër. E përditshmja “Bild”, lansoi lajmin për certifikatën e rrejshëm, edhe pse trajneri Anfang, ka biseduar me drejtuesit e klubit, duke bindura ata se ai është vaksinuar.
Skuadra gjermane informoi opinionin sportiv për fillimin e hetimit për trajnerin e tyre, ndërsa me këtë rast i dha përkrahje, duke konsideruar se Anfang nuk ka shkelur rregullat.
“Të enjten është hapur hetimi për përdorimin e rrejshëm të certifikatës për vaksinim nga trajneri Markus Anfang. Në bisedën private me drejtuesit e klubit, ai hodhi poshtë akuzat dhe potencoi se është vaksinuar,” thuhet mes tjera nga klubi gjerman.