Trajneri i Anglisë: Grup emocional

13 dhjetor 2024 | 16:28

Tomas Tuchel do e nisë aventurën e tij në krye të Anglisë në kualifikueset e Botërorit “ShBA-Meksikë-Kanada 2026”, me “Tre Luanët” që janë shortuar në Grupin K së bashku me Shqipërinë dhe Serbinë.

Strategu anglez nuk ka nguruar të komentojë shortin, duke u shprehur se dueli me Shqipërinë do të jetë tepër emocional dhe se duhej marrë seriozisht.

“Serbia dhe Shqipëria kanë lojtarë individualë shumë të talentuar, një grup shumë emocional, një turmë shumë emocionale. Kështu që ata gjithmonë mund të befasojnë. Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht. Është një ndeshje e parë me Letoninë, kështu që një sfidë e re për të gjithë ne. Dhe atëherë ne jemi favorit të qartë, natyrisht, kundër Andorrës, por kualifikimi është çelësi tani. Kualifikimi është prioriteti kryesor. Duhet të jemi serioz. Duhet të jemi të vendosur dhe duhet të tregojmë se për çfarë duam në këtë grup prej pesë kombëtaresh. Hendeku mbyllet gjithnjë e më shumë midis kombeve të mëdha dhe kombeve të vogla. E shihni në EURO kohët e fundit. Nuk ka rezultate që janë bërë para se të luhet ndeshja. Kombet e vogla janë bërë gjithnjë e më të fortë. Kështu që ne duhet të fitojmë vendin tonë”, deklaroi Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka…