Trajneri i Argjentinës: Lautaro e meriton ‘Topin e Artë’
15 tetor 2024
| 16:50
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka vlerësuar në maksimum sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Në një intervistë të dhënë, tekniku është shprehur se Lautaro e meriton “Topin e Artë”.
“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ai e meriton më shumë se kushdo. E vlerësoj shumë. Shpresoj që ta fitojë. Ai ka qenë me ne që nga minuta zero. Shpresoj se ai mund ta fitojë atë, ai është një djalë që e vlerësoj shumë dhe shpresoj që ta ketë këtë mundësi. Dhe nëse jo tani, do të vijë më vonë sepse ai ka ende një të ardhme të madhe përpara tij”, ka thënë Scaloni.