Trajneri i Ballkanit: Ja çfarë biseduam me presidenten
12 tetor 2022
| 15:40
Skuadra e Ballkanit është pritur sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Trajneri Ilir Daja ka dhënë detaje nga ky takim, duke thënë se Osmani ka premtuar ndërtimin e stadiumeve.
“Sot ishim miq të presidentes së Republikës. Presidentja na foli edhe për ndërtimin e stadiumeve. Si njerëz të sportit kemi kërkuar që të zhvillohet infrastruktura dhe akademitë e klubeve. Të jenë primare edhe për shtetin, pasi më shumë fusha do të thotë më shumë talente dhe rritje e nivelit të kampionatit. Kështu mund të shtohet numri i lojtarëve që do të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës”, ka deklaruar Daja.