Trajneri i Baselit mbron Xhakën: Ai është shembull, të gjithë njerëzit bëjnë gabime

11 maj 2023 | 16:56

Trajneri i Baselit, Heiko Vogel, i ka dalë në mbështetje mesfushorit shqiptar Taulant Xhakës pasi ky i fundit po përballet me kritika të mëdha në kohën kur bëri një veprim josportiv gjatë derbit zviceran kundër Zurichut.

Xhaka goditi me kokë në gjoks kundërshtarin e tij te Zurich, Nicola Katiniq, goditje e cila u krahasua me atë të famshmen e Zidanes në Botërorin e vitit 2006 kundër Italisë në finale.

“Xhaka është një shembull i mirë, pasi përpiqet t’i drejtojë dhe menaxhojë shokët e skuadrës në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Ai është një lojtar emocional dhe është e pafalshme ajo që e bëri. Ai e di këtë, por është njeri dhe të gjithë bëjnë gabime”, ka thënë trajneri i Baselit, Heiko Vogel, njofton “Blick”. 32-vjeçari u dënua me tetë ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit e Zvicrës për shkak të atij veprimi. Xhaka është pjesë e ekipit të parë të Baselit që nga viti 2013, ndërsa edhe më parë ishte pjesë e grupmoshave të reja të gjigantit zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Ince, njëri nga katër kandidatët në zgjedhjet presidenciale të…