Trajneri i Bayernit: Ende nuk e kemi siguruar titullin

27 maj 2020 | 10:41

Bayern Munchen e mposhti Borussia Dortmundin në derbi dhe ka shtuar diferencën në shtatë pikë, por trajneri Hansi Flick ende nuk beson se skuadra e tij e ka siguruar titullin në Bundesliga.

“Ishte një fitore e rëndësishme, ne e bëmë një hap të madh përpara. A do ta fitoj titullin tim të parë si trajner? Nuk jam lloji i trajner që dëshiron ta lexojë shumë të ardhmen”, ka thënë Flick.

“Thjesht është një ndjenjë e këndshme të jesh shtatë pikë përpara. Para pushimit dimëror ishim katër pikë prapa dhe kemi arritur të luajmë futboll të suksesshëm dhe të bukur këtë vit. Ne të gjithë e dimë se kërkesat bazike për sukses janë që ne t’i qasemi çdo ndeshjeje në të njëjtën mënyrë si i jemi qasur tri të parave pas rinisjes së kampionatit. Kur ta kemi të sigurt, atëherë mund të flasim për titullin, por s’do ta bëj këtë tani”, ka shtuar ai.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Durrësit ka goditur një veprimtari kriminale në fushën…