Trajneri i Bayernit flet para përballjes me PSG-në: Duhet të luajmë në nivel të lartë

14 shkurt 2023 | 11:51

Trajneri i ekipit të Bayern Munchen, Julian Nagelsmann ka folur sot para ndeshjes që kampionët e Gjermanisë do të luajnë sot në mbrëmje ndaj PSG-së. Sfida është e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Skuadra është e karikuar për ndeshjen ndaj PSG-së. Jemi stërvitur mirë dhe jemi në formë e gati”, ka thënë Nagelsmann.

“Kohët e fundit kemi pasur rezultate të mira. Jemi ende në krye të Bundesliga, ashtu sikurse jemi në garë për të fituar trofeun e Kupës. Ndërsa pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është një motivim tjetër, ndaj për mua s’ka qenë e vështirë të karikoja lojtarët, pasi ata ishin gati”, ka shtuar Julian Nagelsmann.

Trajneri i skuadrës bavareze analizoi edhe vështirësitë për të luajtur në fushën e francezëve: “Duhet të jemi kurajozë. Është një duel me armë të njëjta, të barabarta dhe çdo ekip ka 50% shanse për të avancuar më tej. Pas ndeshjes së parë kemi edhe atë të kthimit, ndaj do të përpiqemi të bëjmë mirë që sot. Jam i bindur se sot do të luajmë një ndeshje të nivelit të lartë. Si do t’i ndalim Messi, Neymar e Mbappe? Duhet të pengojmë që ata të marrin shumë topa. Kundërshtarët tanë kanë edhe lojtarë krahu të shpejtë dhe të talentuar. Por e njëjta gjë vlen edhe për PSG-në, pasi edhe ata po mendojnë se si të na ndalin”, tha Naglesmann.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të martën një aksion para…