Trajneri i Bayernit: Jemi të detyruar të blejmë një portier

12 janar 2023 | 17:05

Bayern Munchen është i detyruar të nënshkruajë me një tjetër portier në merkaton e dimrit pas lëndimit të portierit Manuel Neuer.

“Gardiani” i njohur pësoi një dëmtim të rëndë duke bërë ski dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Trajneri Julian Nagelsmann ka komentuar situatën e klubit “bavarez”.

“Asnjë klubi nuk i pëlqen ta japë portierin e tij, ne jemi të detyruar të nënshkruajmë me një portier të ri. Situata në tregun e transferimeve është komplekse sepse klubet e tjera po kërkojnë pozicione të caktuara. Kjo ishte e pritshme duke pasur parasysh mënyrën se si po shkojnë gjërat”, ka deklaruar Nagelsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 15-vjeçar është rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan…