Trajneri i Bayernit: Neueri është portieri i parë
Manuel Neuer dhe Bayern Munche kanë përfunduar në llogore të kundërta sa i takon çështjes së rinovimit, me portierin e përfaqësueses së Gjermanisë që kërkon një kontratë më afatgjatë sesa ajo që i ka propozuar klubi “bavarez”. Por pavarësisht kësaj, trajneri Hansi Flick i ka idetë e qarta, teksa ka deklaruar për “Kicker”:
“Manuerl është lojtari ynë numër 1, nuk do të ndryshojë asgjë. Edhe Nubel e ka të qartë këtë dhe e di se do të ketë të njëjtin besim si të tjerët. Duam që ai të përmirësohet dhe ta dijë se kanë mjaft rëndësi paraqitjet”.
Tashmë, duket se me këtë deklaratë portieri i Schalkes mund të shkojë gjetkë për të fituar më shumë minuta dhe eksperiencë dhe se Neuer do mbetet titullar, me përjashtim të ndonjë lëvizje të bujshme në verë.