Trajneri i Brazilit flet për lëndimin e Neymarit
25 nëntor 2022
| 11:00
Brazili e mposhti Serbinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së parë në Kupën e Botës.
Neymar ishte prej lojtarëve më të fauluar dhe më i padëshiruari edhe nga tifozët serbë. Nëntë nga 12 faullet e shkaktuar nga Serbia ishin në Neymarin, i cili mori edhe një lëndim që po e frikëson Brazilin.
“Ai do të vazhdojë në Kupën e Botës, ju mund ta keni këtë siguri. Ai ndjeu dhimbje gjatë lojës, por vendosi të vazhdojë. Kjo duhet theksuar”, ka thënë Tite.