Trajneri i Brazilit: Neymari, njëri nga lojtarët më të mëdhenjtë në histori të futbollit

17 tetor 2023 | 16:25

Neymari është quajtur si një nga lojtarët më të mëdhenjtë në histori të futbollit nga trajneri i Brazilit, Fernando Diniz.

Ai ka thënë se nuk do të heqë dorë nga ylli i Al Hilal, pavarësisht kritikave të shumta në drejtim të tij.

Sulmuesi i Al Hilal është përballur me zemërimin e tifozëve të Brazilit pas barazimit 1:1 me Venezuelën në daljen e tyre të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, pavarësisht se ka dhënë asistimin në golin e Gabriel Magalhaes. Ai madje është goditur me një kuti kokoshka nga një tifoz i pakënaqur dhe është dashur të tërhiqej zvarrë poshtë tunelit, ndërsa ai ka filluar të bërtiste drejt autorit të supozuar.

Kishte gjithashtu pretendime se Neymar, së bashku me Vinicius Junior dhe Richarlison, kanë festuar me influencues përpara se të dilnin në fushë. Megjithatë, Diniz ka kërcyer në mbrojtjen e Neymar dhe është zotuar të nxjerrë më të mirën nga sulmuesi i tij.

“Asnjë trajner në botë nuk do të hiqte dorë nga Neymari me urinë që ka dhe dëshirën që ka”.

“Përsëri, (kundër Venezuelës) ai ishte vendimtar, ai dha një asist. Tashmë thashë se Neymar është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit brazilian dhe futbollit botëror”, ka thënë Dinizi.

Fernando Diniz 2023

Neymari është aktualisht golashënuesi më i mirë në historinë ndërkombëtare të Brazilit, pasi ai e ka kaluar Pelen në shtator me 79 gola në emrin e tij nga 125 paraqitje ndërkombëtare. Dinizi ka aluduar për këto shifra mbresëlënëse, ndërsa ka shpjeguar më tutje madhështinë e ish-sulmuesit të Paris Saint-Germain.

“Një gjë që vlen të përmendet janë numrat e Neymarit, ai është i pari pothuajse në të gjitha aspektet e rëndësishme për një sulmues”.

“Së pari në gola, asistime, pjesëmarrje në gol, driblim, i pari në rezultat në faqen e specializuar… numrat shpjegojnë pse ai është këtu”, ka thënë Dinizi.

Pas një paraqitjeje të dobët kundër Venezuelës, Neymari do të ketë një shans për të shpenguar veten kur Brazili të përballet me Uruguain të mërkurën në një tjetër ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është raportuar se trajneri i Romës, Jose Mourinho, veçse ka…