Trajneri i Bremenit lavdëron Rashicën
04 prill 2019
| 18:05
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka qenë lojtari i ndeshjes në përballjen Schalke-Werder Bremen.
Trajneri Florian Kohfeldt e ka lavdëruar yllin e Kosovës, i cili realizoi një gol shumë të bukur ndaj Schalkes.
“Atë çfarë bëri Miloti mund ta bëjë përsëri. Ai e ka bërë një hap gjigant përpara. Ai ka më shumë besim në vetveten dhe mund t’i bëjë thjesht gjërat e tilla”, ka thënë trajneri Kohfeldt.