Trajneri i Bullgarisë: Kosova ka cilësi
24 mars 2019
| 20:21
Përzgjedhësi i Bullgarisë, Petar Hubchev, ka lavdëruar Kosovën një ditë para përballjes në Prishtinë në kualifikimet për Euro 2020.
Edhe pse s’ka pasur koment se kush është favorit në ndeshje, Hubchev ka thënë se pret që ekipi i tij të luajë mirë kundër “Kosovës që ka cilësi”.
“Na pret ndeshje e vështirë dhe nuk do të jetë lehtë. Nuk mendoj për ekipin kundërshtar, por për ekipin tonë. E kemi nisur me barazim (me Malin e Zi) dhe në këtë ndeshje do të japim më të mirën. Pres një kundërshtar të motivuar. Kanë lojtarë të mirë dhe luajnë në klube të mira e kanë eksperiencë ndërkombëtare. Kosova luan mirë si ekip, ka cilësi dhe ajo që kemi parë është se luajnë lojë kompakte”, ka thënë Hubchev.