Trajneri i Bullgarisë: Patëm fat ndaj Kosovës

25 mars 2019 | 23:41

Përzgjedhësi i Bullgarisë, Petar Hubchev, është shprehur i kënaqur me pikën e fituar ndaj Kosovës sonte në “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit A kualifikues për “Euro 2020”. Ai e ka pranuar se Bullgaria ka pasur fat që nuk pësoi humbje nga Kosova.

“Kemi pritur që të jetë një ndeshje e vështirë, madje ka dal më e vështirë se qe e kemi pritur. Kosova ka qenë shumë agresive, dhe ne jemi munduar t’i kundërpërgjigjemi në atë mënyrë, normalisht deri në limitin e lejuar. Kosova ka gjasa për vendin e dytë, ashtu si edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika Çeke. Nuk mendoj që portieri ka qenë heroi i ndeshjes, por mund të them se i tërë ekipi në këtë ndeshje mjaft të vështirë. Mund të themi se kemi pasur fat. Ka qenë një ndeshje shumë taktike mes dy trajnerëve dhe po e them sërish se kishim fat”, u shpreh Hubchev.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Zeneli ishte hero i Kosovës në ndeshjen ndaj Bullgarisë,…