Trajneri i Çekisë: Do të arrijmë fitore ndaj Kosovës
05 nëntor 2019
| 17:18
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy është optimist se do të arrijë fitore në përballjen kundër Kosovës.
Ndeshja Çeki-Kosovë zhvillohet më 14 nëntor në “Doosan Arena” dhe do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
“Me Kosovën është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, prandaj do t’i hyjmë takimit me motivimin më të madh të mundshëm. Besoj se do të arrijmë fitoren. Ne e dimë çfarë do të presim nga ndeshja me Kosovën, prandaj besojmë se do të jemi të gatshëm për ta menaxhuar takimin”, ka thënë Silhavy.