Trajneri i Çekisë: Shqipëria ka ekip shumë të mirë, por ne synojmë kualifikimin

29 gusht 2023 | 15:26

Trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka thirrur 23 lojtarë për ndeshjen kualifikuese në shtëpi me Shqipërinë dhe miqësoren në Hungari. Çekët do të presin Shqipërinë më 7 shtator, nga ora 20:45, në “Eden” të Pragës.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe për kualifikimin. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh pas ndeshjeve pranverore. Besoj se edhe me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë ndeshjen dhe do të bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian, të cilin nuk duam ta humbasim në asnjë rast”, deklaroi trajneri Jaroslav Silhavy.

Nga ana tjetër, do të mungojë sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi David Jurásek, të cilët janë të dëmtuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit që kishte me…