Trajneri i Çekisë: Vështirë në ‘Air Albania’, por shkojmë për fitore

03 tetor 2023 | 14:32

Trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy gjatë konferencën për shtyp ku shpalli listën e të ftuarve për ndeshjen me kuqezinjtë më 12 tetor, theksoi se i pret një ndeshje e vështirë në “Air Albania”, por sipas tij ekipi do të luajë për gjithçka.

“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore. Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, ka thënë Silhavy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje i ka dhënë fund…