![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/tuchel-1.jpg)
Trajneri i Chelseat: Merituam me shumë se një barazim kundër Realit
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka thënë se skuadra e tij meritoi me shumë se një barazim ndaj Real Madridit (1-1).
“Kemi luajtur një pjesë të parë të fortë, duhet ta kishim fituar. Ishim të pafat, por shumë të fortë në pjesën e parë. Fatkeqësisht pësuam gol, ndryshe jemi mbrojtur fortë gjatë tërë ndeshjes. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi dhe javën tjetër të përballemi me Real Madridin. Do jetë vështirë sepse është gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, asgjë nuk është e sigurt. Edhe nëse do kishim fituar këtu, çdo gjë është e mundur”, ka thënë Tuchel.
“E dinim që përfunduan ndeshjen e fundit dhe në ndeshjen ndaj Barcelonës ishin 5-3-2. E dinim që ishte mundësi të adaptoheshin në këtë formacion. Mendoja se do ishte 4-3-3 sepse ashtu luajnë 90-95 për qind të ndeshjeve. Pra, jemi përgatitur për 4-3-3. Kur pashë formacionin u detyrova të flas shpejtë në dhomën e zhveshjes dhe të ndryshojmë disa momente, që ishin çfarë duhet të bëjmë me dy sulmues dhe tre në mesfushë. Duhet të adaptoheshim në mbrojtje, në sulm nuk ndryshuam shumë”.
“Skuadra ia doli mirë dhe jam i lumtur si provuam. Dhamë gjithçka dhe morëm më shumë se një barazim të merituar 1-1, pra do provojmë edhe javën tjetër”, përfundoi ai. Sfida kthyese zhvillohet në “Stamford Bridge”.