Trajneri i Clujit: E kam të vështirë ta mbaj Krasniqin në bankën rezervë

07 prill 2023 | 13:57

Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka folur fjalë të mira për sulmuesin anësor nga Kosova, Ermal Krasniqin, i cili ishte vendimtar në fitoren e së enjtes mbrëma ndaj Arges.

CFR Cluj ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Arges në çerekfinale të Kupës së Rumanisë, duke kaluar tutje në gjysmëfinale. Goli i vetëm për gjigantin rumun erdhi në minutën e 89-të dhe ishte malishevasi Ermal Krasniqi, i cili ia siguroi Clujit kualifikimin. Krasniqi u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe pasi ia siguroi fitore.

“Do të kisha dashur të kisha një lojtar para Krasniqit në fushë dhe ai të ishte rezervë. Ky do të ishte një grup me cilësi të lartë”, ka thënë fillimisht Petrescu.

“Krasniqi hyri edhe një herë me Arges dhe shënoi. E kam të vështirë ta mbaj në bankën rezervë”, ka shtuar trajneri rumun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur…