Trajneri i Danimarkës: E mahnitshme ajo që kemi bërë  në ‘Euro 2020’

08 korrik 2021 | 11:37

Danimarka luftoi fort, por në fund humbi nga Anglia (2-1) pas 120 minutash në “Wembley”, duke u eliminuar nga “Euro 2020”.

“Padyshim që ka zhgënjim të madh sepse ishim aq afër finales. Duhet të hidhnim hapin e fundit në rrethana të ndryshme gjatë ndeshjes. Ka qenë e mahnitshme ajo që skuadra ka bërë. Ka cilësi dhe fuqi të madhe brenda djemve, ata kanë luajtur në mënyrë fantastike. Kemi sulmuar, duke shënuar gola dhe e kemi treguar veten tonë. Lojtarët kanë bërë gjithçka, si brenda, edhe jashtë fushës. Qëndruam së bashku dhe luftuam deri në minutën e fundit”, ka thënë Kasper Hjulmand, trajner i Danimarkës .

“Tani jemi tepër të zhgënjyer, por nuk do vonojë shumë që do kthehemi dhe do themi: ne i dhamë një të shtyrë dhe tani do i shkojmë sërish deri në fund”, ka shtuar Hjulmand.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja shkodrane, Angela Martini, vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave,…