Trajneri i Danimarkës: Nuk duhej ta nënvlerësonim Kosovën
21 mars 2019
| 22:00
Trajneri i Danimarkës, Age Hareide e ka pranuar gabimin se ndeshjen ndaj Kosovës e ka quajtur një ndeshje stërvitore për danezët, pasi skuadra përfaqësuese e Danimarkës shpëtoi në fund nga humbja (2-2).
“Takuam një skuadër që di të luajë dhe dëshiron të luajë futboll. Dhe ishte një ndeshje shumë e mirë për ta praktikuar, mendoj unë. E kemi marrë pak më lehtë sepse skuadra është e ranguar me poshtë por nuk ka skuadra të dobëta në lojëra ndërkombëtare. Ishte një 90 minutësh që duhet të luftonim për të marrë një barazim. Nuk duhej ta nënvlerësonim Kosovën dhe asnjë skuadër në Evropë. Ka shumë lojtarë të mirë në Kosovë dhe vërtetë më kanë impresionuar në aspektin defensivë”, ka thënë Hareide.