Trajneri i Danimarkës optimist: Mund të fitojmë Botërorin

21 nëntor 2022 | 22:00

Danimarka do luajë ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Tunizisë. Trajneri i danezëve, Kasper Hjulmand është shfaqet mjaft optimist në konferencën e zakonshme për shtyp, madje duke e tepruar disi.

Ai shprehet se kombëtarja e tij mund të fitojë Botërorin e Katarit.

“Ne jemi këtu për të fituar Kupën e Botës. Ëndrra jonë është të fitojmë diçka, nëse luan një turne me një grup si yni, me cilësi, mund të fitosh. Dhe dua të them se ne mund të fitojmë deri në fund. Ne besojmë në aftësitë tona dhe e dimë se në ditën e duhur mund të mposhtim këdo”, ka thënë Hjulmand. Danimarka gjendet në një grup me Francën, Australinë dhe Tunizinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur në konferencën e tij për shtyp këtë pasdite,…