Trajneri i Danimarkës, pas kalimit në gjysmëfinale: Është diçka magjike

04 korrik 2021 | 16:12

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, ndihet i lumtur pas fitores ndaj Republikës Çeke (2-1) dhe kalimit në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Fitorja e danezëve erdhi falë golave nga Thomas Delaney dhe Kasper Dolberg, ndërsa për çekët golin e vetëm e shënoi Patrick Schick.

“Nuk ishte bukur, por pati një luftë dhe një portier fantastik. Bateritë ishin pothuajse bosh, por është diçka e madhe për ta arritur gjysmëfinalen në ‘Euro 2020’”, ka thënë Hjulmand.

“Është magjike. Gjëja e parë që u tregova djemve kur u takuam ishte një fotografi e ‘Wembleyt’ nga kur ishim atje në vjeshtë. U thashë që do të ktheheshim. Ndihej si kemi luajtur përsëri në një stadium danez për shkak të mbështetjes së tifozëve tanë. Ne jemi shumë mirënjohës”, ka thënë trajneri i Danimarkës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria në Filipine ka treguar se të paktën 31 njerëz…