Trajneri i Dinamo Zagrebit mund të shkarkohet sot

06 tetor 2023 | 08:38

Ballkani regjistroi mbrëmë një fitore të jashtëzakonshme, duke e mposhtur kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

E kjo humbje mund të jetë fatale për trajnerin e Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic.

Ai tha se nesër do të merret vendim për të.

“As që e di nëse ishte ndeshja e fundit për mua, duhet të fle, pastaj të marr një vendim për të. Mendoj se jam edhe unë përgjegjës dhe mendoj se jap maksimumin, të gjithë veten time për këtë klub”, tha ai”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në…