Trajneri i Dortmundit paralajmëron PSG-në: Duam të shkojmë deri në fund
07 maj 2024
| 11:53
Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terziç ka folur në konferencë për media para ndeshjes gjysmëfinale të ekipit të tij, Dortmund që zhvillohet të martën ndaj PSG-së.
Terziç bëri të ditur se duan të shkojnë nderi në fund për ta fituar titullin.
“Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund, për të fituar titullin: edhe ne kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë”, tha Terziç.
Derisa shton se kanë pasur shumë biseda para ndeshjes së parë por ekzekutimi nuk shkoi mirë.
“Ne nuk jemi të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Kemi pasur shumë biseda para ndeshjes, plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk shkoi mirë”, shtoi trajneri.