Trajneri i Dortmundit: Tani radhën e ka PSG-ja
Borussia Dortmund bëri një mrekulli të vërtetë duke mposhtur Atletico Madrid me rezultat 4-2 në ndeshjen e kthimit, kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pas këtij suksesi trajneri Edin Terziç është shprehur krenar me skuadrën e tij.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, mbi të gjitha shumë krenar. Atmosfera këtu ishte e pabesueshme. Kishte dy momente gjatë ndeshjes kur ishim të eliminuar, por u treguam të fortë duke besuar deri në fund. Jam shumë krenar kur e them me bindje se e merituam kualifikimin përballë Atletico Madrid”, u shpreh Terziç.
“Tani do të përballemi me PSG. Ndeshja jonë e parë kundër tyre, në grup, nuk shkoi mirë. Unë mendoj se tani ne jemi një skuadër më e mirë se sa kur u përballem me PSG në grupe”, ka shtuar Terziç.