![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/Vavalis-1.jpg)
Trajneri i Dritës: Jam i lumtur për fitoren, kemi tifozë fantastik
04 maj 2023
| 17:33
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis pas ndeshjes që skuadra e tij e fitoi ndaj Llapit ën stadiumin “Zahir Pajaziti me rezultat 0-2, ka thënë se është i lumtur me fitoren, teksa falënderoi “Intelektualët” për përkrahjen.
“Jam i lumtur me fitore, nuk jam i lumtur me 25 minutat e parë. Në zhveshtore folëm për këtë, dolëm, shënuam dy golat dhe fituam takimin. Edhe djemtë e dinin se çka duhet të bënin, i falënderojë shumë tifozët ‘Intelektualët’ për përkrahjen, kemi tifozë fantastik. Nuk ka presion, më e vështira nuk është të arrish vendin e parë, është të qëndrosh aty.. Jam i lumtur me lojtarët, të dielën do kemi lojë të madhe”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Dritës, Akis Vavalis.