Trajneri i Dritës: Në çdo aspekt e dominuam Gjilanin
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu mendon se skuadra e tij e ka dominuar ndeshjen ndaj rivalëve të mëdhenj lokal, Gjilanit.
Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Golat në këtë përballje u shënuan nga Ilir Blakqori (54’) për Dritën dhe Shend Kelmendi (20’) për Gjilanin.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se e kanë dominuar ndeshjen ndaj Gjilanit.
“Festuam ndeshjen, por jo edhe rezultatin, kemi bërë një ndeshje të madhe sot duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.
“Goli që realizuan erdhi falë gabimit të mbrojtësit tonë, arritën të na ndëshkonin pas gabimit. Por, djemtë luftuan shumë, treguan karakter, ne deshëm që ta fitonim ndeshjen që të vazhdojmë garën deri në fund”, përfundoi trajneri i Dritës.