Trajneri i Dritës: Plzen mbetët favorit, por treguam se jemi të fortë

28 korrik 2023 | 10:38

Skuadra e Dritës arriti një barazim të madh në ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen, e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Conference League.

Pas ndeshjes trajneri i klubit nga Gjilani, Vavalis foli në konferencë për media dhe lavdëroi paraqitjen e djelmoshave të tij, shkruan Lajmi.net

Ai po ashtu tha se skuadra e Viktoria Plzen mbetët favorit edhe pas barazimit në Çeki dhe ndeshjes kthyese në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Asgjë nuk është vendosur. Pres një ndeshje më të ashpër sesa këtu në Plzen. Viktoria mbetët favorit, por ne kemi treguar se jemi një kundërshtar i fortë”, ka thënë Vavalis. Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet në “Fadil Vokrri” javën tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar (MB) në Beograd,…