Trajneri i Dritës: Synojmë të dalim si fitues nga ndeshja me Gjilanin

09 nëntor 2022 | 16:02

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në një konferencë për media në prag të derbit të madh kundër rivalit lokal, Gjilanit, e cila i takon javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Drita do të zhvillojnë derbin e madh të Anamoravës të enjten me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik, pa praninë e tifozëve për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit në fjalë.

Nuhiu ka thënë se futbollistët do të bëjnë të japin maksimumin për të fituar derbin. Ai ka vlerësuar edhe rivalin lokal.

“Do ta trajtojmë me shumë përgjegjësi. Një ndeshje shumë e rëndësishme. E dimë çka do të thotë ta fitojmë derbin për qytetin. Një ndeshje shumë e veçantë për tifozët. Jemi munduar të studiojmë ekipin kundërshtar. Futbollistët janë të vetëdijshëm dhe jam i bindur se do ta bëjnë më shumë se maksimumin të dalin nga kjo përballje si fitues. Por jemi të vetëdijshëm se edhe kundërshtari ka cilësi. Motivi te skuadra ekziston”, ka thënë Ardian Nuhiu në konferencë për media, raporton Demokracia.com.

Drita e kishte fituar 4:1 derbin e fundit ndaj Gjilanit. “Bardhekaltrit” kanë 31 pikë në pozitën e parë. Gjilani pozicionohet i katërti me 23 pikë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ruse kanë njoftuar se ka humbur jetën Kyryl Stremusov,…