Trajneri i Dritës: Viktoria është favorit, por ne kemi mbështetjen e madhe të tifozëve  

02 gusht 2023 | 16:28

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita nxori një rezultat të mirë në Çeki nga përballja me Viktoria Plzen (0-0), në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tash skuadra e Dritës e kërkon kualifikimin në ndeshjen e dytë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Trajneri i skuadrës gjilanase Akil Vavalis e vlerëson rezultatin e ndeshjes së parë, por thotë se çekët janë favorit në këtë ndeshje. Ai beson se me përkrahjen e tifozëve dhe terrenin vendas mund të mposhtet kundërshtari.

“Të enjten do ballafaqohemi me Viktoria Plzen, që prapë do jetë lojë e vështirë. Pres që ndeshja e dytë të jetë edhe më e vështirë se ndeshja e parë në Çeki. Ne në ndeshjen e parë kishim rezultat të mirë, por kjo nuk thotë asgjë pasi kemi edhe 90 minuta shumë të vështirë. Pres të njëjtin angazhim edhe në ndeshjen e dytë. Ekipi i Viktoria Plzen është favorit, ne do kemi një përparësi sa i përket fushës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve që do jenë në numër të madh”, ka thënë Vavalis në konferencë për medie një ditë para ndeshjes.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukrainasit u detyruan të braktisin sulmet e planifikuara me dron…