Trajneri i Freiburgut: Abrashi është luftëtari që ka qenë gjithmonë
15 janar 2019
| 11:48
Amir Abrashi u rikthye në fushat e lojës pas shumë kohëve larg tyre, për shkak të një dëmtimi afatgjatë dhe shumë të rëndë. Mesfushori kuqezi u aktivizua titullar në takimin miqësor përballë Mainzit dhe bëri një paraqitje të mirë.
Për mediet gjermane ka folur trajneri i Freiburgut, Christian Streich i cili ka thurur elozhe Abrashit. “Luajti sikur nuk ishte dëmtuar. Një luftëtar i vërtetë. Kam vetëm fjalë të mira për të”, ka thënë Streich.
Abrashi nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat këtë sezon dhe me nisjen e fazës së dytë pritet të jetë titullar i padiskutueshëm te skuadra e Freiburgut. Dëmtimi në gju e ka penalizuar “maratonomakun” e mesfushës së skuadrës gjermane dhe të kombëtares.