Trajneri i Galatasarayt: Zgjedhja e jonë e parë është Rashica

08 gusht 2023 | 12:14

Milot Rashica vazhdon të jetë synimi kryesor i Galatasarayt në këtë afat kalimtar. Këtë lajm e ka e ka konfirmuar Bukar Okan, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e Rashicës në edicionin e kaluar.

“Milot Rashica është një lojtari që e bëri një punë të mirë në skuadrën tonë vitin e kaluar. Ne mund të themi se duam që ai të jetë në skuadër, jemi në pritje. Ne duam ta shtojmë në skuadër një lojtar tjetër largpamës në krahë. Zgjedhja e jonë e parë, natyrisht, është Rashica”, ka deklaruar trajneri turk. Marrëveshja pritet të përfundojë për shumën 6-7 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka mbajtur…