Trajneri i Gjermanisë: Duam të shkojmë në finalen e Ligës së Kombeve

08 nëntor 2024 | 14:10

Javën e ardhshme rikthehen ndeshjet e ekipeve kombëtare, që do të luajnë dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve.  Kombëtarja gjermane do të përballet me Bosnje-Hercegovinën dhe Hungarinë, teksa i mjafton një fitore për të siguruar vendin e parë.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar situatën në prag të sfidës ndaj boshnjakëve: “Ne duam të fitojmë grupin tonë në Ligën e Kombeve, nëse është e mundur para tifozëve tanë në ndeshjen në shtëpi në Freiburg”.

“Kualifikimi në ‘Final Four’ për herë të parë është një objektiv i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh Kupën e Botës 2026, eventin e madh që kemi përpara. Ndaj, këto ndeshje dhe kalimi në finalen e Ligës së Kombeve janë një test i mirë”, ka thënë Nagelsmann.

Më tej, trajneri i gjermanëve ka shtuar: “Jemi të vetëdijshëm se kemi një ekip të fortë. Mund të bëjmë disa ndryshime në disa pozicione për shkak të dëmtimeve, por kjo s’na tremb, pasi jemi të karikuar për të bërë mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar sondazhet e…