Trajneri i Holandës ende në spital

06 maj 2020 | 18:14

Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman, do të qëndrojë të paktën deri të premten në spital, pas problemeve që shfaqi fundjavën e kaluar.

57-vjeçari u shtrua me urgjencë në spital pasi pati probleme me zemrën. Ai mësohet se i është nënshtruar një operacioni, duke eliminuar problemin, por duhet të kalojë edhe disa teste para se të lërë spitalin.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe ekzaminimet e kësaj të mërkure nuk do të dallojnë ndonjë problem, Koeman të premten do të jetë në shtëpi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë reformën dhe përpjekjet…