Trajneri i Ipswichit beson në transferimin e Brojës
27 gusht 2024
| 14:27
E ardhmja e sulmuesit shqiptar të Chelseat, Armando Broja ende është në dilemë. Afati kalimtar i kësaj verë mbyllet të premten. Reprezentuesi i Shqipërisë është i lidhur me transferimin tek Ipswich Town.
Trajneri i kësaj skuadre, Kieran McKenna konfirmoi se klubi është ende në bisedime me Chelsean për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin Armando Broja.
“Armando, sigurisht që është një lojtar me të cilin kemi folur”, ka thënë McKenna. “Ka diskutime me Chelsean për momentin, por unë nuk kam qenë në dijeni të tyre në 24 orët e fundit. Ka diskutime në vazhdim, kështu që ne do të shohim nëse është gjëja e duhur për klubet dhe lojtarin para të premtes”, ka theksuar McKenna.