Trajneri i Irlandë së Veriut paralajmëron fitore ndaj Kosovës

21 shtator 2022 | 12:50

Irlanda e Veriut ende nuk ka shijuar fitore në Ligën e Kombeve, por një gjë të tillë trajneri Ian Baraclough është i vendosur ta bëjë në ndeshjen ndaj Kosovës.

“Ne jemi vetëm në gjysmë të rrugës së ciklit tonë, po e ndërtojmë ekipin për kualifikimet e ‘Euro 2024’. Krejt e dinë se në qershor ishim të pafuqishëm. Tash synojmë ta mbyllim kampanjën e Ligës së Kombeve sa më lartë dhe më pas të shkojmë në shortin e Evropianit në tetor”, ka thënë Baraclough.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e kishte mposhtur Irlandën e Veriut (3-2).

Përballja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës zhvillohet të shtunën në Belfast, derisa ndeshjen e fundit veri-irlandezët do të kenë punë me Greqinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për planin për…