Trajneri i Islandës: Barazimi do të ishte rezultat i mirë për ne  

20 mars 2025 | 11:30

Para ndeshjes së “play-off”-it të Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Islandës, trajneri i përfaqësueses nordike, Arnar Gunnlaugsson, ka dalë në konferencë për media, ku ka folur për pritshmëritë e tij nga kjo sfidë.

Ai tha se pret në ndeshje të vështirë, por që u duhet të marrin rezultat pozitiv.

“Është shumë me rëndësi të luajmë mirë jashtë shtëpisë. Të luash ndeshje jashtë është ndryshe. Ne presim një ndeshje të vështirë. Kosova ka mbështetjen e tifozëve dhe luan në një stadium të madh. Ndeshja e parë në Prishtinë nuk do të vendosë asgjë, por ne duhet të marrim rezultat të mirë”, ka theksuar ai.

Tekniku islandez ka vlerësuar se skuadra e tij duhet të ketë një qasje të balancuar dhe se një paraqitje e mirë është prioriteti kryesor.

“Fitorja do të më bënte të lumtur, barazimi do të ishte i mirë, por mbi të gjitha dua të shoh paraqitje të mirë”, ka shtuar ai.

Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës pritet të jetë një duel i fortë, me të dyja skuadrat që synojnë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë kapur 27 qen…