Trajneri i Istogut: Ne do ta përfaqësojmë të parët Kosovën në Ligën e Kampionëve
Trajneri i KHF Istogu, Faruk Shala e ka falënderuar ministrin e Sportit, Kujtim Gashi për pritjen dhe përkrahjen e dhënë për skuadrën kampione dhe fituese të Kupës.
Trajneri Shala, ka thënë se Istogu do të jetë skuadra e parë që do të përfaqëson Kosovën në Ligën e Kampionëve.
“Falënderoj ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i cili ka vlerësuar punën, angazhimin, sakrificën e këtij kolektivi, që i dha frytet e tij, duke krijuar një skuadër model për Kosovë, ky do të jetë një motiv shtesë që ne të përkushtohemi edhe më shumë. Duke shpresuar edhe në përkrahjen e mëtutjeshme të institucioneve, bizneseve dhe dashamirëve, së bashku ne do ta jetësojmë projektin tonë, që brenda një periudhe prej tri vitesh, Istogun ta bëjmë skuadrën e parë kosovare që do të merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Evropës. Të gjithë ata që besojnë në projektin tonë të së ardhmes janë të mirëseardhur të jenë pjesë e KHF Istogut në çfarëdo forme”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
/Epoka e re/