Trajneri i Italisë: Shpresoj se do ta fitojmë Kupën e Botës

16 nëntor 2021 | 10:16

Kombëtarja e Italisë nuk ka arritur të kualifikohet direkt për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. Skuadra përfaqësuese që drejtohet nga trajneri Roberto Mançin në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore ka barazuar me rezultat 0-0.

Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror. Mançini ka thënë se Italia do të kualifikohet përmes “play-off”-it dhe shpreson që ta fitojë Kupën e Botës.

“Tani përgatitemi për mars dhe kalojmë në ‘play-off’ të sigurt. Ne do të rezervojmë vendin tonë në Kupën e Botës në mars dhe shpresojmë të fitojmë edhe turneun”, ka thënë Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësit e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë apeluar vendimin…