Trajneri i Juves: Fiorentina nuk e meritoi humbjen

03 mars 2022 | 11:53

Skuadra e Juventusit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Fiorentina në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Coppa Italia. Fituesin e vulosi autogoli në minutën e fundit nga Venutti.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me këtë fitore.

“Ne i dinim vështirësitë që na prisnin në Firence dhe për të luajtur këtë ndeshje. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe kishim situata në të cilat nuk përfunduam pasimin e fundit, por djemtë ishin të mirë dhe sinqerisht kjo ndeshje ishte e vështirë, rrezikuam në fushë të hapur, por luajtëm me qetësi. Rezultati 1-0 për ne është një rezultat i mirë që na bën të lumtur”, ka thënë Allegri, i cili me pas e lavdëroi paraqitjen e Fiorentinës.

“Jo, nuk më befasoi aspak Fiorentina. Ne e dimë që ata luajnë përpara dhe që kanë aftësi të shkëlqyera teknike. Italiano po bën një punë të shkëlqyer, ai është shumë i mirë. Gjë e mirë që e kemi rezultatin në anën tonë, por Fiorentina sigurisht që nuk e meritonte të humbiste”, ka shtuar Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila dënon…