Trajneri i Kosovës deklarohet pas humbjes nga Greqia
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse është deklaruar pas humbjes nga Greqia (2-0).
“Mendoj që kjo lojë e dytë e komplikon punën e kualifikimit. Sot ishte lojë e vështirë, prandaj ka shumë punë për të bërë sa i përket kualifikimit në vendin e parë”, ka thënë Giresse.
“Fillimisht, ne se kishim shumë topin. Patëm vështirësi të fitonim topin, sidomos në pjesën e parë. Tentuam pak të kontrollonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm”, shtoi ai.
“Ka shumë punë për t’u përmirësuar. Duhet të rritet potenciali i lojtarëve, lojtarëve që mund t’i përzgjedhim. Sot e kemi parë rëndësinë e të gjithë atyre që na munguan dhe padyshim që kemi nevojë për gjithsecilin për t’u përballur me kombëtare si Greqia. A do të ftojë më shumë lojtarë po ta dije situatën? Gjendja është e tillë, kështu që vazhdojmë përpara”.