Trajneri i Kosovës: Do kërkoja nga FIFA të mos përballemi asnjëherë me Spanjën
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me Spanjën.
Pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë, Kosova do ta mirëpres Spanjën në “Fadil Vokrri”.
Në konferencë për shtyp, Challandes ka deklaruar se do jetë përballje e vështirë.
“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara. Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me Spanjën. Është kundërshtarë shumë i fortë, loja zhvillohet në dy kompontente, që është posedimi i topit dhe presioni i madh. Ne do provojmë të japim më të mirën si çdo kush tjetër siç bëri Suedia që nuk e kishte posedimin, por ia doli t’i marrë tre pikët”, ka thënë Challandes.
Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.