Trajneri i Kosovës emërohet edhe trajner i Prishtinës

04 tetor 2018 | 16:45

Ish-basketbollisti e trajneri i mirënjohur Damir Mulaomeroviq është trajneri i ri i KB Prishtina.

Pas përfundimit të marrëveshjes me gjermanin Zollner, Prishtina ka emëruar të mirënjohurin Mulaomeroviq në krye të ekipit. Mulaomeroviq që së fundi morri drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës është emër i respektuar i basketbollit evropian.

“Si lojtar ka qenë pjesë e ekipeve më të famshme si Cibona, Efes, Panathinaikos, PAOK, Olympiacos e Real Madrid. Ku ka të fituar tituj prestigjiozë individual e ekipor si, kampion e fitues i Kupës së Kroacisë, fitues i Kupës së Turqisë, koshashënuesi më i mirë dhe 3 herë All-Star në Superligën greke, fitues i Euro League me Real Madridin e shumë të tjerë. Ai gjithashtu ka qenë reprezentues i rregullt i Kroacisë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Pas karrierës së suksesshme si lojtar, atij nuk i munguan sukseset as në zejen e trajnerit. Mulaomeroviq si trajner filloi me ekipin e vendlindjes së tij, Sloboda Tuzla të cilën e udhëhoqi për dy vite. Pas ekipit boshnjak ai u emërua timonier i skuadrës së famshme evropiane Cibona nga Zagrebi, kurse së fundmi udhëhoqi përfaqësuesen e Bosna dhe Hercegovinës.  Muaj më parë ai morri drejtimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga kryeqyteti. Z Mobile Prishtina pritet të përfitoi shumë në garat evropiane dhe ato vendore nga përvoja e madhe basketbollistike e Mulaomeroviqit.

/Epoka e re/ 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e koordinatorit të Task Forcës për mbrojtjen e…