Trajneri i Kosovës: Gjasat për kualifikim në Evropian janë reale

10 mars 2025 | 16:29

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, është shprehur i bindur se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë në duel me Ukrainën.

“Dardanët” dhe ukrainasit do të përballen të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin 2026.

“Pres që me përkrahjen e shikuesve të luajmë tetë kundër shtatë. Pres përkrahje të madhe nga tribunat. Me përkrahje, lojtarët japin dukshëm më shumë”, ka thënë Qerimi.

“Gjasat për kualifikim në Evropian janë reale. Këta djem do të bëjnë çdo gjë që është e mundur. Të enjten me Ukrainën duhet të fitojmë dy pikë në shtëpinë tonë. Dhe pika që kemi fituar ndaj Holandës, favorites së grupit, është me rëndësi të madhe”.

“Kjo gjeneratë e lojtarëve ka bërë shumë për hendbollin. Është ëndërr e të gjithëve të arrijmë kualifikimin në Evropian”, ka theksuar Qerimi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës fillon në orën 20:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani, mbrojtës i Napolit, ka folur pas ndeshjes ndaj…