Trajneri i Kosovës: Kundër Bjellorusisë duam vetëm fitore
Trajneri i Kosovës në futboll, Alain Giresse, ka folur në lidhje me përballjen e nesërme ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Giresse, në konferencë për medie ka thënë se do ta hedhë formacionin më të mirë të mundshëm, teksa ka bërë me dije se Milot Rashica është në dyshim.
“Që e kemi të qartë, dhe e kemi qartë, cili formacioni titullar, duhet ta keni parasysh, duhet të përshtatemi me rrethanat që kemi të bëjmë, me lëndime që po ballafaqohemi çdo herë. Sa i përket formacionet për nesër nuk mund ta konfirmoj, ajo që mund të them që do të jetë më i miri që jetë në gjendje për të marr fitoren në ndeshjen e nesërme, për të arritur qëllimin tonë deri te fitorja”, ka thënë Giresse.
Më tutje, francezi ka thënë se në ndeshjet e fundit u ka munguar vetëm goli.
“Nuk do të rikthehem të kthehem si kemi luajtur në tri ndeshjet, në ndeshjen e parë kemi luajtur futboll të mirë, kemi lojë kualitative por nuk kemi arritur shënimin e golit, duke shënuar fillimisht dhe me pasë fitoret”, ka thënë Giresse, duke shtuar se gjendja fizike e Rashicës është duke u përcjellë.
“Nuk e kemi të qartë nëse do të jetë në ndeshje, që ta ballafaqoj ndeshjen me ritmin e plotë, gjendja e tij fizike është duke përcjellur, Mirlind Kryeziu nuk ka qenë në dispozicion në ndeshjen e kaluar, dhe është i gatshëm për nesër”.
“E kemi analizuar Bjellorusinë, duke pasur parasysh dy ndeshjet e fundit e kemi analizuar lojën e tyre ndaj Izraelit, duhet të provojmë që ne të jemi ekip që luajmë mos të shohim si luan kundërshtari, ta marrin dominimin në fushë, dhe ata të na përshtaten neve si luajmë”, ka thënë Giresse.