Trajneri i Kosovës nesër mban konferencë për media
29 gusht 2021
| 13:52
Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet për t’i zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.
“Dardanët” do të ballafaqohen me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, pastaj me Greqinë dhe Spanjën më 5 dhe 8 shtator si vendas në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet të hënën në një konferencë para mediave për të folur rreth ndeshjes së parë më Gjeorgjinë me fillim nga ora 11:00.
Në po të njëjtën ditë skuadra do të zhvillojë stërvitje në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00.