Trajneri i Lazios: Hysaj bëri një ndeshje të shkëlqyer

06 dhjetor 2024 | 12:44

Pas fitores 3-1 ndaj Napolit në Kupën e Italisë, trajneri i Lazios, Marco Baroni, vlerësoi ekipin e tij në një intervistë për “Mediaset”: “Hysaj bëri një ndeshje të shkëlqyer. Nuk është në listë për kampionatin, por gjithmonë na ka ndihmuar. Sot doja ta shpërbleja dhe ai u përgjigj shumë mirë në fushë. Jam i kënaqur me interpretimin e skuadrës. Qëllimi ynë ishte të kalonim më tej dhe e arritëm, duke bërë një lojë të mirë”.

I pyetur për përparimin e Lazios dhe përmirësimet e mundshme, Baroni ka deklaruar: “Kemi një ekip që duhet të luajë futboll, sepse ka cilësi. Nga dita e parë, lojtarët e kuptuan drejtimin që donim të ndiqnim dhe iu përkushtuan punës. Kjo është arsyeja pse çdo lojtar e konsideroj titullar. Ky grup, si në kampionat, ashtu edhe në Evropa Ligë, ka treguar gjithmonë cilësi. Procesi i rritjes po ecën shpejt, sepse kemi një ekip shumë të angazhuar. Sigurisht, kemi ende hapësirë për përmirësim dhe këtë duhet ta arrijmë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij në…