Trajneri i Lecces: Medon Berisha ishte ndoshta më i miri në fushë

02 nëntor 2023 | 12:07

Ylber Ramadani dhe Medon Berisha spikatën te skuadra e Lecces mbrëmjen e djeshme, edhe pse skuadra e tyre u mund 2-4 nga Parma.

Pikërisht për talentin e “Shpresave”, Medon Berisha, foli disa fjalë edhe tekniku i skuadrës së Lecce-s, Roberto D’Aversa, i cili pas ndeshjesh nuk kurseu “elozhet” për 20-vjeçarin.

“Ai ka treguar se nuk është si lojtarët e tjerë të rinj që vijnë nga Primavera. Kam pasur përgjigje pozitive edhe nga lojtarët e tjerë. Nëse më duhet të analizoj më të mirët në fushë, ai ishte ndoshta më i miri”, ka thënë D’Aversa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se me pranimin e…