Trajneri i Leipzig: Gvardiol është ende i yni

23 korrik 2023 | 15:05

Trajneri i Leipzig, Marco Rose vë në dyshim raportimet se Josko Gvardiol do të transferohet së shpejti te Manchester City. Duke folur për mikrofonat e “Sky Deutschland” ai deklaroi: “Josko është një nga lojtarët tanë dhe me sa di unë do të mbetet i tillë. Nuk di asgjë për dy vizitat mjekësore. Mendoj që nëse do të ishin bërë këto vizita, si trajner i tij do ta dija”.

Vlerësimi i bërë nga Leipzig është 100 milionë euro, këtë shumë duhet ta paguajë Manchester City nëse dëshiron ta ketë kroatin. Në rast se transferimi kryhet, ai do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë

Gjermanët kanë transferuar francezin El Chadaille Bitshiabu për ta zëvedësuar, por mesa duket ende nuk kanë gjetur akordin me City-in për të lënë të lirë Gvardiol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka thënë të dielën se valët e fundit…